Simeone hedh sytë nga Vardy, e shikon si pasuesin ideal të Griezmann
Te Atletico Madrid duket se janë të dorëzuar për Antoine Griezmann ndaj dhe Simeone po shikon për pasuesin e francezit në sulm. Sipas shtypit anglez, trajneri argjentinas është admirues i Jamie Vardy të Leicester City dhe lojtari po tundohet nga dëshira për të provuar veten jashtë Premier League. Nga ana tjetër drejtuesit e Leicester nuk duan ta humbasin sulmuesin anglez dhe kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës e cila skadon në vitin 2020.



