Serie A

Simeone Jr fundos Napolin, titulli mbetet thjeshtë një ëndërr

Napoli lan duart me titullin kampion vetëm një javë pas asaj fitoreje historike ndaj Juventusit në Torino që rihapi papritur garën për vendin e parë në këtë sezon të Serie A. Të kaltrit e Sarrit pësuan një humbje shokuese pasditen e kësaj të diele në Artemio Franchi përballë Fiorentinës me rezultatin e thellë 3-0. Protagonisti kryesor i sfidës për vjollcët e Stefano Piolit ishte Giovani Simeone i cili ndaj Napolit zhvilloi padiskutim ndeshjen e tij më të mirë në karrierë. 3 golësh i djalit të trajnerit të Atleticos së Madridit, Diego Simeone ndërsa ishte “Cholito” ai detyroi Koulibaly heroin e Napolit në sfidën ndaj Juventusit të largohej nga fusha me karton të kuq pas vetëm 8 minutash lojë, me mbrojtësin senegalez që tradhëtoi këtë herë skuadrën e Sarrit. Sfida e Artemio Franchit ishte me vetëm një drejtim sidomos pas largimit të Koulibaly nga fusha me Fiorentinën që e dominoi takimin duke realizuar tre herë me Simeonen. Tashmë diferenca me Juventusin në renditje tre javë përpara fundit të kampionatit shkon në 4 pikë, me Napolin që ka shanse fare minimale për të fituar titullin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency