Simeone kërkon mbrojtës krahu, në skenë del një brazilian!
Çështja e mbrojtësve të krahut është kthyer në një makth për Diego Simeonen. Me Juanfran dhe Filipe Luis drejt fundit të kontratës, dhe kërcënimit të largimit të Lucas Hernandez te Bayern Munchen, drejtuesit duan një zëvendësues të denjë. Me kërkesë të trajnerit, Atletico Madrid po negocion me Porton për Alex Telles i cili ka arritur edhe akordin personal me spanjollët por një marrëveshje për kartonin duket e vështirë. 26-vjeçari ka një klauzolë 40 milionë euro dhe Porto nuk ka ndërmend të provohet në mes të sezonit nga një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës.



