Champions League

Simeone “provokon”, Nainggolan: I lumtur që jam te Roma!

Diego Simeone i “mat pulsin” Romës për Radja Nainggolan. Trajneri i Atleticos së Madridit, pas fitores 2-0 me Romën në “Wanda Metrolpolitano”, në një lidhje të dejtpërdrejtë me emisionin sportiv italian “Premium Sport”, i pyetur për mesfushorin belg, u përgjigj:

“Do të ishte e jashtëzakonshme nëse do ta kishim te skuadra jonë.”

Kaq ka mjaftuar që të lindnin spekulime për të ardhmen e mesfushorit, që u detyrua të jepte një koment për deklaratën e Simeones:

“Si do t’i përgjigjesha? Janë fjalë vlerësuese, që me gëzojnë, por unë e kam thënë edhe herë të tjera që kam vendosur të qëndroj te Roma dhe jam i lumtur për zgjedhjen time.”

Tifozët “verdhekuq” duhet të jenë të jenë qetësuar, të paktën për momentin, sepse në çdo periudhë merkatoje është i pashmangshëm interesimi i klubeve të mëdha për Nainggolan.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency