Simeone shfryn ndaj Realit: Blen të gjithë lojtarët e mirë që luajnë në Spanjë
Reali i Madridit nuk e ka nisur në mënyrë më të mirë këtë sezon, por trajneri i Atleticos së Madridit Diego Simeone edhe pse ka besim se skuadra e tij do të marrë një rezultat pozitiv në derbin e kryeqytetit spanjoll, në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide ka sulmuar Los Blancos, duke nënvizuar se Los Colchoneros do të kenë përballë skuadrën që blen gjithmonë lojtarët më të mirë që janë në qarkullim.
“ Do të sfidojmë skuadrën më të mirë në Botë, ashtu sic ishte në momentin e saj edhe Barcelona. Reali i Madridit ka fituar dy Champions League radhazi, fitoi gjithashtu La Ligas dhe aktualisht është skuadra më e mirë sepse mbi të gjitha ka marrë në gjirin e saj edhe lojtarët më të mirë nga skuadra të ndryshme të Spanjës. Atë arrinë të marrin ata futbollistë, tek të cilët ne skuadrat e tjera nuk mund të arrimë dot”.
Simeone pret një ndeshje të tensionuar ndërsa foli edhe për sulmuesin kryesor të Atleticos së Madridit, francezin Griezmann.
“ Sfidat klasike gjithmonë kanë tension. Motivimi dhe dëshira për ti bërë gjërat mirë në këtë ndeshje janë shumë të mëdha në të dy kampet.Që nga momenti që jam pjesë e Atleticos të gjithë derbit kanë qenë të ngjashëm dhe kështu do të jetë edhe ky i kësaj të shtune. Griezmann? Është shumë mirë, ende nuk ka arritur formën e tij optimale por do të jetë pjesë e formacionit dhe jam i bindur që do të bëjë një paraqitje të mirë”.



