Merkato

Simeone te Napoli, Spalletti: Blerja e duhur, kemi nevojë për të

Gjatë konferencës për shtypin para ndeshjes me  Veronën, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti konfirmoi blerjen e Giovanni Simeones, djalit të teknikut të Atleticos së Madridit.

“Nëse gjithçka do të jetë “ok”, sigurisht që do të jetë me ne në Verona. Po e presim. Është një nga ata për të cilin kemi nevojë dhe Napoli është skuadra për të cilën ai ka nevojë, është blerja e duhur.”

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i Giovanni Simeones, që në Serina ka luajtur Genoan, Fiorentinën, Cagliarin dhe Veronën. 27-vjeçari ka programuar vizitat mjekësore dhe për çështje orësh do të zyrtarizohet nga Napoli.

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency