Simeone vendos objektivin e radhës në merkato, kërkon lojtarin e Inter
Diego Simeone ka nisur të mendojë për Atleticon e sezonit të ardhshëm teksa trajneri argjentinas synon të përforcojë skuadrën në repartin e avancuar. Los Colchoneros pritet të humbasin shërbimet e Joao Felix, por edhe të Luis Suarez ndaj janë të detyruar të lëvizin në merkato për të plotësuar grupin me elementë cilësorë.
I përzgjedhuri i Simeones është bashkëkombasi i tij argjentinas që aktivizohet me Interin, Lautaro Martinez. Sulmuesi i zikaltërve në këtë sezon nuk ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve, të cilët mund të “joshen” nga një ofertë e mirë ekonomike për të mbushur arkat e klubit.
Simeone beson se mund ta risjellë 24-vjeçarin në versionin e tij më të mirë ndërkohë që Lautaro është lidhur edhe më parë për një kalim në Spanjë te La Liga, por te Barcelona. Megjithatë, nuk pati konkretizim nga palët e tashmë Lautaro duket pranë Madridit.



