Superliga e Kosovës

Simonovski udhëheq Dritën drejt suksesit, rigjen fitoren edhe Prishtina

Drita e Gjilanit ia ka dalë të triumfojë me shifrat 2-3 në transfertën ndaj Ulpianës dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Gjilanin, por me një ndeshje më shumë se rivalët e qytetit.

Sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski ishte protagonist për “intelektualët”, pasi asistoi golin e parë të shënuar nga Jashari dhe shënoi më pas vetë dy të tjerët, ndërsa Ulpiana u kundërpërgjigj duke rikthyer baraspeshën dy herë me Rezin e Demirin, por pa ia dalë të shmangë humbjen.

Rikthehet te fitorja edhe Prishtina, që triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Llapit të Podujevës dhe iu largua disi zonës së ftohtë të renditjes, ndonëse nuk mund të rrijë ende e qetë. Pas një pjese të parë pa gola, ishin Besnik dhe Endri Krasniqi që shënuan dy herë për kryeqytetasit në pjesën e dytë, duke vulosur suksesin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency