Sinjale largimi, një titullar tremb Guardiolën: Drejtuesit e dinë çfarë dua…
Emri i Bernardo Silvës është përfolur shumë për një largim nga Manchester City. Pep Guardiola e vlerëson shumë lojtarin portugez, por ky i fundit nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të provuar një aventurë të re pas pesë viteve në “Etihad”.
Barcelona shihej si një destinacion super, por në garë për shërbimet e 28-vjeçarit është futur edhe PSG. Vetë lojtari nuk ia ka idenë se çfarë do të ndodhë me të, edhe pse ka edhe 3 vite kontratë me kampionët e Anglisë.
“Gjithmonë e kam thënë që ndihem shumë mirë këtu në Manchester, por nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Të shohim! Me klubin kam qenë gjithmonë i sinqertë. Ata e dinë çfarë dua unë, kam qenë gjithmonë i hapur me drejtuesit.
Do të jem i lumtur edhe nëse qëndroj, do e respektoj Manchester City duke dhënë maksimumin tim. Nëse nuk do jetë kështu, ky është futbolli… Të shohim çfarë do të ndodhë në vijim”, deklaroi për ESPN mesfushori ofensiv, i cili luan edhe si sulmues i djathtë.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



