Premier League

Sinjale rinovimi, De Gea: Manchesteri shtëpia ime, s’e shoh veten diku tjetër

David De Gea ka kaluar momentin e vështirë. Portieri spanjoll është rikthyer në formën e ditëve më të mira dhe po ndihmon Manchester United të marrë rezultate pozitive me pritjet e tij.

31-vjeçari ka kontratë deri më 2023 me “Djajtë e Kuq” dhe përfiton rreth 15 milionë euro në sezon, duke qenë një nga lojtarët më të paguar në Premier League.

“Gardiani” ka rifituar postin e titullarit tek United dhe në prononcimin e dhënë për faqen e UEFA-s ka dhënë sinjale rinovimi. Të njëjtën dëshirë ka edhe klubi anglez, që së shpejti do të takohet me agjentin Jorge Mendes.

Tani ndihem sikur jam nga Manchesteri, sinqerisht nuk e shoh veten larg Manchester United. Shtëpia jote është aty ku të duan dhe të mirëpresin.

U bënë shumë vite që ndodhem këtu, shpresoj të vazhdoj të jem pjesë e United edhe për shumë vite të tjera”, deklaroi De Gea, i cili mbron portën e United prej vitit 2011.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency