Kombëtare

Sinjale tërheqjeje dhe dedikim special, Suarez: U kënaqa si fëmijë në ndeshjen e fundit

Uruguai fitoi 1-0 ndaj Perusë, rezultat që i siguroi kualifikimin në Katar 2022. Dy herë kampionët e botës vuajtën në fazën e eliminatoreve, por regjistruan fitore në tre ndeshjet e fundit dhe arritën të kualifikohen për herë të katërt radhazi në kompeticionin më të rëndësishëm.

Luis Suarez ka lajmëruar se karriera e tij me kombëtaren është drejt fundit (do të tërhiqet nga Uruguai pas Katar 2022). Sulmuesi i Atletico Madrid, autor i 67 golave në 131 ndeshje me Uruguain, tha këto fjalë pas triumfit në “finalen” ndaj Perusë:

Sot u kënaqa si fëmijë duke luajtur praktikisht ndeshjen time të fundit kualifikuese me ekipin kombëtar. Duhet t’u jemi mirënjohës ish-trajnerit Tabarez dhe stafit të tij teknik. Jemi shumë mirënjohës për atë që mjeshtri i ka dhënë kombëtares”, deklaroi “El Pistolero”.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency