Futboll

“Sirena alarmi” për Juventus, Manchester United i bashkohet garës për Moratën

Pavarësisht tentativave nga ana e Juventus për të rikthyer Alvaro Moratën, duket se Atletico Madrid nuk dëshiron ta lëshojë lehtë sulmuesin.

Tashmë përveç Atleticos, një tjetër pengesë ka dalë në rrugën e “Zonjës së Vjetër” për të blerë kartonin e spanjollit.

Mediet britanike raportojnë se Manchester United ka shfaqur interes të lartë për 29-vjeçarin dhe “Djajtë e Kuq” kanë kontaktuar “colchoneros” për të diskutuar kushtet.

Atletico Madrid e vlerëson sulmuesin plot 40 milionë euro dhe nuk do ta japë Moratën për një shifër më të ulët edhe në ditët e fundit të merkatos.

Spanjolli ka kontratë deri n 2024-ën me ekipin madrilenë, duke ditur që tashmë ka fituar simpatinë e trajnerit Diego Simeone, nuk do ishte habi që ta shihnim Moratën pjesë të “colchoneros” këtë sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency