Merkato

Sirena londineze për Dzekon, i ofrohen 9 milionë euro në sezon

Mediat italiane kanë raportuar shpesh kohët e fundit për një interesim të Interit ndaj sulmuesit boshnjak të Romës, Edin Dzeko, i cili pritet të lërë kryeqytetin në fund të sezonit.

Megjithatë destinacioni i ardhshëm i 31-vjeçarit pritet të jetë sërish Premier League, ku ka luajtur për 45 sezone me Manchester Cityn dhe ka shënuar 30 gola në 150 ndeshje.

Veçse këtë herë destinacioni pritet të jetë në Londër, te skuadra e West Hamit ,e cila është gati t’i ofrojë një pagesë prej ylli të vërtetë, për ta bindur për transferimin.

Janë mediat në Angli që thonë se West Ham ka gati një ofertë prej 190 mijë eurosh në javë për boshnjakun, ose rreth 9 milionë euro në sezon, shifër të cilën Interi dhe Roma nuk ia garantojnë kurrsesi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency