Merkato

Sirena spanjolle për Florenzin, Roma i vendos çmimin

Pas De Rossit dhe Tottit, një tjetër “roman” pritet të lërë verdhekuqtë këtë verë. Bëhet fjalë për Alessandro Florenzin, i cili kërkohet me ngulm nga Monchi te Seviglia në kampionatin spanjoll.

Klubi andaluzian ka kërkuar informacion për Florenzin dhe Roma ka vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh për kartonin e tij, shifër kjo që mund të ulet disi, kur negociatat të bëhen më konkrete.

Me trajnerin e ri Paulo Fonseca, Roma po kërkon të rinovojë edhe ekipin, për t’i lënë portugezit një organikë lehtësisht të menaxhueshme dhe mbi të gjitha, me elementë që kanë dëshirë të spikatin.

Florenzi u kërkua edhe nga Interi në ditët e para të merkatos verore, por verdhekuqtë janë kundër shitjes së tij në Itali dhe refuzuan, ndaj zikaltrit ndërruan objektiv, duke marrë austriakun Lazaro.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency