Spanjë

Situata e Sergi Robertos, Laporta zbulon nëse do ketë rinovim të kontratës

Kontrata e Sergi Robertos me Barcelonën përfundon më 30 qershor dhe duket se negociatat e rinovimit kanë ngecur.

Presidenti i klubit të Barçës, Joan Laporta, ka analizuar në një intervistë për “Mundo Deportivo” situatën e ndërlikuar të mesfushorit.

“Për momentin kjo është në duart e përfaqësuesve. Sergi Roberto është një lojtar që ne e vlerësojmë shumë. Ai i ka dhënë shumë vite lavdi Barçës, tani ai është duke u rekuperuar nga një dëmtim. Rinovimi është ofruar, madje kam ndërhyrë personalisht që të ishin kushte në konsensus për lojtarin dhe klubin, por nënshkrimi nuk u arrit.  Do të shohim, sepse ai është një lojtar ndaj të cilit duhet të kemi konsideratë dhe respekt të veçantë sepse ai ka qenë pjesë e një faze të lavdishme në historinë e Barçës.”-deklaroi Laporta.

30-vjeçari ka qenë pjesë e Barcelonës që nga viti 2011 dhe që atëherë ka dhënë shumë për klubin “blaugrana”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency