Premier League

Situatë problematike në Angli, Gerrard: Panik i madh, kam frikë të shoh telefonin

Situatë problematike në Premier League, aty ku numri i futbollistëve pozitivë me Covid-19 po rritet dhe disa ndeshje janë anuluar.

Pandemia po dëmton shumë klubet ishullore dhe Steven Gerrard nuk e fsheh shqetësimin e tij në lidhje me momentin e vështirë që po kalon futbolli anglez.

Në konferencën për shtypin përpara takimit të nesërm shtëpiak ndaj Burnley, trajneri i Aston Villa tha këto fjalë:

Nga sot jemi gati për të luajtur, por jemi në paranojë të vazhdueshme. Çdo ditë bëjmë tampone të shpejta, teksa kryejmë dy herë në javë teste PCR.

Kam frikë të shoh telefonin, pasi nga momenti në moment mund të mbërrijë telefonata e mjekut që na sjell lajme të reja”, deklaroi ish-kapiteni i Liverpool.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency