S’ka vend te Chelsea, David Luiz pranë kalimit tek Arsenali
David Luiz është jashtë planeve të Antonio Contes te Chelsea, teksa edhe raportet mes mbrojtësit brazilian dhe trajnerit janë të tendosura. Në një situatë të tillë është tepër i vështirë qëndrimi i 30-vjeçarit te “blutë” e Londrës dhe sipas shtypit anglez, lojtari është gati për një lëvizje shokuese në Janar. Mbrojtësi ka nisur bisedimet me Arsenalin për të kaluar në “Emirates” në janar, ku mund të luajë një rol si protagonist me Arsene Wenger si dhe të ketë mundësinë që të grumbullohet me Brazilin në Kupën e Botës.



