Bundesliga

“Skandal, ishte penallti te Reus”, Haaland: Arbitër arrogant, pse s’e pa në VAR?!

Bayern Munchen fitoi 2-3 “Klassiker” ndaj Dortmundit ditën e djeshme. Kampionët në fuqi triumfuan mes polemikave në “Signal Iduna Park” dhe tani kryesojnë të vetëm me katër pikë më shumë se verdhezinjtë e Marco Rose.

Vendasit pretenduan për një penallti në pjesën e dytë, por arbitri kryesor nuk e cilësoi faull ndërhyrjen ndaj kapitenit Marco Reus dhe vijoi lojën. Një vendim i tillë zemëroi Erling Haaland, i cili u shfaq tepër i mërzitur në fund të ndeshjes.

Nga pikëpamja e arbitrimit ishte një skandal. Ishte faull i qartë tek aksioni i Reus. Ishte faull dhe penallti, nuk e kuptoj pse arbitri nuk kërkoi ndihmën e VAR-it? Unë ia kërkova një gjë të tillë, i thashë të shkonte ta shihte vetë.

Ai më tha që nuk ishte e nevojshme një gjë e tillë, madje m’u përgjigj me arrogancë. Po, arbitri u tregua shumë arrogant me mua. Gjithsesi, edhe unë duhet të qetësohem në këto momente, por e përsëris: arbitri u tregua arrogant”, theksoi bomberi norvegjez, autori i golit të dytë për ekipin e tij në disfatën kundër Bayernit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency