Kategoria Superiore

Skandal në Fushë Krujë, dhunohen lojtarët e Skënderbeut

Klubi i Skënderbeu ka denoncuar një rast vërtetë skandaloz në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, ku pritet të startojë në orën 14:00 sfida mes Kastriotit dhe skuadrës korçare.

Në faqen zyrtare në Facebook, klubi korçar ka njoftuar se është ushtruar dhunë ndaj 3 prej lojtarëve të Skënderbeut, nga persona të paautorizuar, që kishin hyrë në ambientet e stadiumit.

Pre e dhunës kanë rënë Otto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç, me këtë të fundit që grumbullohet për herë të parë me skuadrën korçare, ndërsa klubi korçar denoncon edhe mungesën e forcave të rendit në ambientet e stadiumit.

Ndërkohë, gazetari i Supersport në Fushë Krujë, Elvis Rexha raporton se dhuna ndaj korçarëve është ushtruar në momentin që këta të fundit po zbrisnin nga autobusi, për t’u futur në stadium.

Rexha raporton gjithashtu se drejtuesit e klubit korçar kanë kërkuar që ndeshja të mos luhet sot, pasi nuk janë kushtet ideale për të luajtur këtë sfidë. Megjithatë para pak minutash korçarët janë futur në dhomën e zhveshjes, ndërsa trajneri Orges Shehi konfirmoi për Supersport se sfida do të luhet në orën 14:00, siç ishte programuar.

Ja reagimi i plotë i Skënderbeut:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency