Lajme

Skandali me alkool dhe prostituta, për federatën meksikane gjithçka ”ok”

Një ditë më parë doli lajmi se 8 lojtarë të Meksikës ishin përfshirë në një festë të çmendur, ku nuk kishte munguar alkooli dhe prania e 30 prostitutave. Lajmi u cilësua si skandaloz, por për Federatën Meksikane të Futbollit gjithçka është normale. Gullermo Cantu, i cili mban postin e sekretarit të përgjithshëm, u shpreh se ndaj lojtarëve nuk do të merret asnjë masë ndëshkimore, pasi, sipas tij, ditën e pushimit dhe çdokush mund ta shfrytëzojë sipas dëshirës.

Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga ana e meksikanëve, të cilët kërkojnë që futbollistët e përfshirë në këtë skandal të përjashtohen nga skuadra. Kërkesë kjo që nuk është marrë fare në konsideratë. Sipas Gullermo Cantu, kjo është një çështje e brendshme dhe sigurisht që me lojtarët do të ketë një takim, por vetëm kaq, asgjë më tepër. Nga ana tjetër, mediat meksikane shfaqin shqetësimin se mosmbajtja e regjimit mund të ndikojë në Botëror, pasi i druhen faktit që futbollistët mund të përsëritin sërish një gjë të tillë. Kombëtarja e Meksikës ndeshjen e parë në fazën e grupeve në “Rusi 2018” do ta ketë kundër Gjermanisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency