Futboll

Skandali në Copa Libertadores, Boca akuzohet se ka “blerë” gjyqtarët (Video)

Fitorja e arritur nga Boca Juniors në La Paz kundër Always Ready (0-1) në Copa Libertadores është pasuar nga polemika pas ankesës së së bërë nga ekipi vendas për disa dhurata të supozuara që klubi argjentinas u kishte bërë gjyqtarëve peruanë para ndeshjes.

Faqja argjentinase “Doble Amarilla” i konfirmoi këto fakte përmes versionit të presidentit të klubit bolivian, Andrés Costa, shoqëruar me disa video që shtypi i bëri publike. Pamjet tregojnë oficerët e policisë duke sekuestruar disa çanta të klubit të Boca me veshje zyrtare. Fakti i veçantë është se “Conmebol” ndalon në mënyrë kategorike bërjen e dhuratave për gjyqtarët e caktuar për ndeshjet e futbollit, rregull që Boca duket se e ka shkelur.

Imazhet u bënë publike gjatë pjesës së dytë të ndeshjes që Boca e fitoi me një penallti shumë të dyshimtë.

Në video shihet policia në dhomën e zhveshjes duke hapur çantat dhe nxjerrë dhuratat. Andres Costa shpjegoi se “ka pasur dhurata nga Boca në dhomat e zhveshjes dhe policia po merret me të”. Presidenti më vonë tha se do të kërkojë një përballje me arbitrat por nuk do të kërkojë pikët në tavolinë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency