Kategoria Superiore

Skënder Gega: E respektojmë Kukësin, por jemi kryesuesit

Skënder Gega e konsideron mungesë të rëndësishme Asir Asanin, por kjo nuk do ta pengojë, sipas tij, Partizanin që të kërkojë maksimumin ndaj Kukësit.

Cilat janë shënjat që ka lënë në skuadër ndeshja me Teutën?

Ka lenë shenjë të mirë, sidomos nga ana e Durrësit (Teutës), ka bërë ndeshje të mirë. Shkuam për fitore, por ndeshja tregoi që kemi luhatje. Jam i kënaqur që pas atyre gabimeve ekipi tregoi karakter.

Sa ndikon mungesa e Asanit ndaj Kukësit?

Çdo mungesë rëndon. Asani është moshë e re, por këtë vit është në rrugën e duhur. Nuk është perfekt, por askusht nuk është i tillë. Deri tani ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.

Kukësi apo Teuta më i vështirë?

Teuta u mbyll, kemi luajtur 2 herë kemi marrë 4 pikë. Tashmë më intereson vetëm Kukësi.

Kukësi është në formë të mirë, në javët e fundit…

E di që është një ekip i vështirë, ka potencial, i respektojmë. Ne jemi ekipi kryesues me 5 pikë diferencë. Do të bëjmë atë që dimë më mirë. Jemi përgatitur për Kukësin dhe çdo ekip në Shqipëri.

Do t’iu kënaqte barazimi me Kukësin?

Se përcaktojmë ne këtë. Nuk futemi në fushë për barazim. Do të jemi të kujdesshëm dhe të luftojmë për gjithçka. Barazimi dhe fitorja nuk vendosen në konferencë për shtyp.

Mendoni se do të qëndroni me gjatë te Partizani?

Jam në shtëpinë time. Marrëveshja jonë ka qenë marrëveshje mes familjes. Kur erdha, nuk erdha për të ndenjur as 5 vjet as shumë vite, por për të kontribuar. Deri tani jam i kënaqur dhe jam krenar për futbollistët dhe punën që bëj. Kur të vijë momenti, do ta disktojmë.

Dëshirat në Merkato?

Kur të vij me momenti. Kukësi dhe Luftëtari janë ndeshje të rëndësishme. Nuk është dëshira për të larguar, por për të përforcuar. Nuk duhet të largojmë askënd që nuk e meriton, por s’duhet as të afrojmë dikë që se meriton. Çdo gjë do ta bëjmë me pjekuri.

Dervishi është shprehur se Gega është me fat që ka atë grup…

E kam pasur Partizanin përpara Dervishit. Kam filluar që në vitin 1983. Secili e di pozicionin e vet. Jam trajner i Partizanit dhe e vlerësoj kontributin dhe ndaj me të gjithë. Është mendimi i tij dhe them se është pozitiv.

Diskutuat me Hilën pas ndeshjes me Teutën për përplasjen me Osmanin?

Ka shumë biseda gjatë ndeshjes. Hila është lojtar i mirë, me ego dhe e do këtë fanellë. Është i ndërgjegjshëm për veprimet. Nuk kam dëshirë të kthehem mbrapsht. Nuk kemi asnjë lajm nga Disiplina ende. Nuk jam intersuar personalisht, ka njerëz në klub që interesohen për këtë. Unë e kam në plan.

Mungesa e tifozëve…

Do të jetë ndeshje e qetë. Do të dëgjohen të folurat e trajnerëve. Secili të marrë atë që i takon.

Partizani ndoshta duhet të kërkojë që të mos ketë më dënime kolektive?

E kam thënë mendimin tim. Në asnjë lloj mënyrë nuk kam dëshirë ta paragjykoj vendimin. Është fakt që pasnesër nuk do t’i kemi. Për ne është humbje e madhe.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency