Merkato

Skënderbeu godet në merkato, arrin akordin me talentin e Shkëndijës!

Pas Elmir Asanit, Skënderbeu godet sërish në merkato duke afruar një tjetër futbollist me origjinë. Shqipërim Taipi do të jetë mesfushori më i ri i korçarëve me drejtuesit e Skënderbeut që po përpiqen të plotësojnë kërkesat e trajnerit Shehi i cili synon të përforcohet me dy mesfushorë në këtë merkato. Lojtari 21-vjeçar i cili vetëm pak ditë më parë prishi marrëveshjen me Shkëndijën pasi kishte shumë pak hapësira te kuqezinjtë tetovarë ka arritur akordin me Skënderbeun. Taipi i cili ka lindur në Serbi në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Shkupit, Turnovos dhe Prishtinës. 21-vjeçari luan si mesfushor qëndre ndërsa mund ta mbulojë mësëmiri edhe rolin e mesfushorit me tipare difensive.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency