Kategoria Superiore

Skënderbeu i “fortë” ndaj të mëdhave, u merr pikë të gjitha ekipeve pretendente!

Skënderbeu ka arritur që në tre ndeshjet e fundit të regjistrojë një fitore dhe dy barazime,  duke iu larguar vendit të fundit në renditje, e duke treguar se ka kapaicitetin për të marrë pikë ndaj çdo kundërshrtari. Skuadra korçare mori maksiumin ndaj Kukësit të vendit të dytë, barazoi me kryesuesit e Tiranës, ndërsa mori një pikë dhe në përballjen me kampionët në fuqi të Teutës.

Në total, ekipi korçar nuk mundet në 5 ndeshje radhazi mes Kupës dhe kampionatit, teksa arriti që të marrë dhe dy barazime me ekipin e Bylisit, ndaj të cilit u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë vetëm pas goditjes së 11-metërshave.

Krahas rezultateve, kuqeblutë janë rritur në lojën e tyre, duke treguar se kanë mundësi për të bërë akoma dhe më mirë, teksa do të pretendojnë që së paku në fund të sezonit të evitojnë dy vendet e fundit, për të mos zbritur direkt një kategori më poshtë.

Partizani, Egnatia dhe Vllaznia janë tre skuadrat e radhës që do matin forcat bardhekuqtë, skuadra këto që përballë tyre kanë arritur të marrin pikë. aktualisht korçarët ndodhen në vendin e 9-të me 8 pikë, 3 më pak se Egnatia e zonës play-off dhe katër larg zonës së shpëtimit.

Trajneri Migen Mememlli e gjeti edicionin e shkuar formulën për të bërë mirë në Korçë, diçka që do tentojë ta realizojë dhe në këtë sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency