Kategoria Superiore

Skënderbeu mposht Kukësin, feston me fitore rikthimin e tifozëve

Në stadiumin “Skënderbeu” u rikthyen tifozët, që mungonin që prej javës së parë ndaj Partizanit, ndërsa skuadra korçare u rikthye te fitorja, që mungonte që nga transferta në Vlorë 0-2.

Në kryendeshjen e javës së 7, mes Skënderbeut dhe Kukësit, skuadra e drejtuar nga Orges Shehi arriti të fitojë me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga Gripshi që në minutën e 16’ të sfidës.

Korçarët zhvilluan një takim mjaft të mirë, veçanërisht në pjesën e parë ku Otto John goditi traversën e portës së kuksianëve, ndërsa Muzaka humbi një penallti të akorduar me shumë zemërgjerësi nga arbitri kryesor.

Nga ana tjetër, kuksianët e Armando Cungut bënë shumë pak për të shmangur humbjen, teksa u zgjuan vetëm në 15 minutat e fundit dhe arritën t’i afrohen zonës së Skënderbeut, por pa vënë seriozisht në provë portierin Teqja.

Me këtë rezultat Skënderbeu kalon Kukësin e Laçin dhe shkon në vendin e dytë, në kuotën e 14 pikëve, dy më pak se partizani që kryeson i vetëm me 16 pikë, pas vetëm 7 javëve të para të kampionatit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency