Skënderbeu në krye të skuadrave shqiptare në renditjen e UEFA-s
Teksa Real Madrid është në vendin e parë në renditjen e UEFA-s, për klubet shqiptare nuk ka dyshime që pararojë është Skënderbeu. Në renditjen e përvitshme të qeverisë europiane të futbollit, meret për bazë ecuria e 5 sezoneve të fundit në kompeticionet e saj. Për kualifikimin në raundin e parë eleminator të europa league çdo skuadër përfiton 0.25 pikë, për kualifikimin në raundin e dytë 0.5 pikë, për raundin e tretë përfiton 1 pikë, ndërsa në play of shpërblehet me 1.5 pikë. Një sukses në fazën e grupeve përkthehet me 2 pikë të fituara ndërsa barazimim me 1 pikë në këtë renditje. Skënderbeu në total këtë edicion ka përfituar 8.5 pikë, një rezultat historik që i ka vlejtur skuadrës korcare të bëjë përpara në renditjen e Uefas. Pavarësisht se edicionin e kaluar nuk morën pjesë në Europë kryesuesit aktual të kampionatit kanë bërë hapa galopant nga vendi i 204 në të 139, ashtu si edhe kukësi që nga vendi 277 renditet aktualisht në të 216. Një rritje të lehtë ka pësuar edhe partizani që është rritur me 3 pozicione duke qëndruar i 330 në klasifikimin vjetor të UEFA-s për klube. Pas të kuqve renditet Tirana, që rikthimin në kompeticionet e UEFA-s e shoqëron me pozicionimin në vendin e 345. Pas bardhebluve renditen Teuta dhe Laçi të cilat kanë marë pjesë në kompeticionet e UEFA-s në sezonet e shkuara.



