Kategoria Superiore

Skënderbeu nis përgatitjet për Flamurtarin, Hoxhaj bashkohet me grupin

Skënderbeu rinis përgatitjet për kampionatin. Pas dy ditëve pushim, trajneri Orges Shehi ka grumbulluar skuadrën në Resort Tropikal, për dorën e fundit të përgatitjeve për kryendeshjen e javës së 4 të Kategorisë Superiore që e vë Skënderbeun e tij përballë Flamurtarit të Ilir Dajës. Më parë skuadra korcare do të impanjohet këtë të mërkurë kur nis edhe misioni i Mbrojtjes së Kupës përballë Velecikut, një sfide që gjithsesi nuk pritet të ofrojë probleme për Skënderbeun, që në këto ditë ka disa lojtarë të impenjuar me ekipet Kombëtare të cilët do të mund të vihen në dispozicion të trajnerit Shehi gjatë javës. Nuk ka qenë me fat grumbullimi me Përfaqësuesen Shqiptare të 19 vjecarëve për Zenel Gavazaj që është dëmtuar dhe do të mungojë për rreth 4 javë. Me Kombëtaren e 19 vjecarëve është grumbulluar edhe mesfushori i ri Jorgo Pëllumbi. Por në qoftë se si Gavazaj ashtu edhe Pëllumbi nuk kanë qenë titullarë deri më tani me Skënderbeun në kampionat dhe nuk është se komplikojnë planet e Shehit për anti Flamurtarin, trajneri mbetet në pritje të dy elementëve me rëndësi për skuadrën të cilët do ti ketë në dispozicion vetëm në mesjavë. Fidan Aliti është i grumbulluar me Përfaqësuesen e Kosovës ku bëri një paraqitje mjaft të mirë në barazimin me Azerbajxhanin, Mbrojtësi do të kthehet me skuadrën të mërkurën, ndërkohë që në kampin korcar mbeten edhe në pritje të Beeyam Demte, mesfushori afrikan është grumbulluar me Kombëtaren e vendit të tij, Etiopinë, ku u shpall si lojtari i ndeshjes në përballjen me Sierra Leonen, e vlefshme për Afrika Cup of Nations. Edhe pse si Aliti dhe Demte do të kenë pak ditë në dispozicion për tu stërvitur me Skënderbeun para ndeshjes me Flamurtarin, forma e tyre e mirë është një garanci më shumë për Skënderbeun në këndvështrimin e superspërballjes së kësaj të hëne. Ndërkohë me grupin është bashkuar edhe Ardit Hoxhaj i cili shpreson të rifitojë shumë shpejt gjëndjen fizike.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency