Kategoria Superiore

Skënderbeu nuk ndalet, prezanton dy futbollistë për të tashmen dhe të ardhmen

Skënderbeu nuk ka ndërmend të tërhiqet në betejën me UEFA-n dhe kjo duket qartë edhe në punën e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht largimeve, të disa lojtarëve, korçarët kanë arritur të mbajnë në ekip një pjesë të mirë të veteranëve dhe futbollistëve me eksperiencë, ndërkohë që po shtojnë edhe element të tjerë cilësorë nga merkatoja.

Pasditen e sotme korçarën kanë zyrtarizuar afrimin e dy futbollistëve të rinj të talentuar, si Zenel Gavazaj dhe Muhamed El Kajed.

I pari është vëllai i Enis Gavazajt, sulmuesit të sapolarguar nga Skënderbeu. Ai është vetëm 18 vjeç, pjesë e Shqipërisë U-19 dhe luan si sulmues anësor, ashtu si i vëllai. Sezonin e fundit Zenel Gavazaj ka luajtur me Lirinë e Prizrenit, ku i është dhënë shumë hapësirë nga trajneri Blendi Shkëmbi.

Sa i përket futbollistit tjetër, El Kajed është nga Sudani dhe ka qenë pjesë e Skënderbeut, por ka luajtur në huazim te skuadra nga Mitrovica, Trepça ’89. Futbollisti është 21 vjeç dhe luan si mesfushor organizator.

Tani të dy lojtarët kanë bërë prezantimin zyrtar me bardhekuqtë dhe do të vihen në dispozicion të trajnerit Orges Shehi, për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency