Skënderbeu-Partizani, korçarët me objektiv vendin e 4-t!
Gazetar: Glendi Tafaj
Skëndebreu-Partizani disa vite më parë do të ishte supersfida e sezonit, kësaj here është një ndeshje që mund t’i shërbejë vetëm korçarëve të cilët nëse fitojnë dhe Teuta nuk ja del në Laç, atëherë do të ngjiteshin në vendin e 4-t duke shpresuar që Kupën ta fitojë Tirana për të siguruar virtualisht një vend në Europë në pritje të vendimit të gjykatës federale zvicerane.
Do të jetë një ndeshje e veçantë për disa prej lojtarëve te Skëndebeut edhe për trajnerin Daja, ky i fundit pritet të largohet drejt Partizanit, ndërsa kanë mbyllur gjithçka me korçarët Dita, Pollozhani, Bregu, Jashanica, me qëndërmbrojtësin nga Kosova i cili ka qënë një element i rëndësishëm në epokën e artë të disa viteve më parë.
Në anën tjetër është fundi i marrëzisë për Partizanin në një sezon ku duhej të konfirmohej si një skuadër pretendente dhe ku dështoi rrugës. Demat evituan “play-outin” vetëm në raundin e fundit pas fitores me Vllazninë, ndërsa nuk ja dolën të mbërrinin në kompeticionet europiane. Shkarkimi i Lerdës dhe largimi me konsensus i Sormanit janë shembujt e një sezoni të dështuar, gjithsesi fundi është pikënisja e një rrugë të re, me të kuqtë që do të kërkojnë të rifitojnë pozitat e një skuadre me potencial të lartë për tu rikthyer tek titulli në sezonin 2020-2021.



