Skënderbeu reagon pas gjyqit në KAS: Mos bini pre e aludimeve!
Klubi i Skënderbeut ka shpërndarë një komunikatë, ku ka dhënë sqarime në lidhje me seancën dëgjimore, të zhvilluar në CAS-in e Lozanës, ku korçarët juanë në gjyq me UEFA-n.
Duke bërë thirrje që të ndalen aludimet, klubi korçar ka publikuar një sqarim që ka dhënë studioja ligjore që përfaqëson interesat e Skënderbeut në atë gjyq.
Në mesazh thuhet se seanca dëgjimore u mbajt dje më 16 Prill dhe se vendimi i gjykatësve do të vijë brenda muajve të ardhshëm, duke mos pasur asnjë datë konkrete dhe asnjë sinjal për natyrën e vendimit.




