Kategoria Superiore

Skënderbeu stërvitet mbi dëborë, Dita dhe Radas gati për Teutën

Temperaturave të ulta të ditëve të fundit duhet t’i përshtatet dhe futbolli si në rastin e Skënderbeut, që seancën e radhës stërvitore për ndeshjen e fundit të këtij viti në kampionat ndaj Teutës e ka zhvilluar mbi fushën e mbuluar nga dëbora. Diçka me të cilin ujqërit e dëborës janë megjithatë të mësuar. Trajneri Daja ka marrë lajme pozitive nga infermieria në prag të ndeshjes me durrsakët teksa Bruno Dita është stërvitur me grupin dhe duhet të jetë i gatshëm për takimin e së premtes. Lojtari, që vuante nga një frakturë në dorën e majtë pritet të luajë ndaj durrsakëve me një protezë karboni si ajo që përdori dhe Sabjen Lilaj disa javë më parë. Por përveç 24-vjeçarit gjithashtu dhe Marko Radas është rikthyer me grupin duke bërë që trajneri Daja të ketë më tepër alternativa për të aktivizuar në sfidën e fundit të kampionatit për këtë vit, me kryesuesit e Superiores që do të provojnë t’i bëjnë një mbyllje sa më të mirë këtij viti përpara tifozerisë së tyre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency