Skënderbeu-Teuta, dy ekipet me objektivin për t’i dhënë fund krizës
Skënderbeu sërish përballë Teutës, por këtë radhë për llogari të kampionatit. Kampionët në fuqi të Shqipërisë fituan 0-1 sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë në mesjavë, ndërsa sot janë në lojë tre pikë për llogari të javës së 18-të në Abissnet Superiore.
Vendasit renditen të tretët nga fundi me 16 pikë dhe do synojnë rikthimin te fitorja dhe te goli pas tre javësh “thatësirë”. Dy pikë më shumë numëron Teuta, që ka marrë vetëm një pikë në pesë ndeshjet e fundit në kampionat.
Dueli i fazës së farë që u luajt në Kamzë, përfundoi në barazim 2-2. Kjo përballje do luhet në “Elbasan Arena”, do të fillojë në orën 16:45 dhe do të transmetohet në Supersport 3.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



