Kategoria Superiore

Skënderbeu tremb rivalët, edhe “rezervat” janë për titull!

Një fund i lumtur për të dhënë një mesazh të rëndësishëm. Skënderbeu ka thërmuar shpresat e aspirantëve për të uzurpuar fronin për të parë një kampionat me Mbret të rënë nga vakti. Premisat, shpresat e dyshimet para ndeshjes ishin të mëdha, në fund dikush është zhgënjyer e dikush gëzon, por verdikti është ai i llogjikës. Një skuadër e mësuar të luajë me pilotin automatik, me mekanizma  që funksionojnë njëlloj pavarsisht ndryshimit të një pjesë të mira të ingranazheve në emra, është e destinuar të triumfojë para një projekti krejtësisht të ri e në hapat e parë , sado premtues qoftë ai për të ardhmen . Skënderbeu fiton, në fushë, emra e mbi të gjitha mentalitët. Një bazë e mirë senatorësh për të udhëhequr të rinjtë, në fund të fundit, edhe pse vitin e kaluar ishin në stol, edhe ata Gripshi, Krasniqi , Sambou e Lulaj, kanë ditur të perceptojnë ndeshje pas ndeshje frymën e një Skënderbeu që futet në fushë me sigurinë e kualitetit, e fiton ndoshta edhe me emër.

Ajo që frikëson më shumë vrasjen e kampionatit, janë pikërisht kualitetet, mendohej se të rinjtë e thërritur në mision këtë vit nuk do të mund të ishin në lartësinë e Osmanit, Micit, James, Gavazaj apo Ali Sowe, por ja që të gjithë zëvendësuesit e tyre janë superiorë ndaj rivalëve, natyrisht edhe falë zgjedhjes së zgjuar të Shehit për të mos prishur stilin e lojës, një vendim që barazvlen suksesin e këtij Skënderbeu. Ndoshta është e tepërt të thuash se ka fituar një duel personal me Ilir Dajën, por mund të thuash me plot gojën se skuadra e tij e ka mundur atë të ish trajnerit të Skënderbeut, e ndoshta dhe vetë Shehi një rreng të vogël e ka punuar, mjafton të shohësh mimikën e tuij kr pyetet nëse lajmet për mungesaat e Vangjelit dhe Krasniqit ishin një lëvizje mashtruese për kundërshtarin, për të mos pritur  përgjigjen diplomatike që jepet para kamerave. Loja e tij funksionon, e madje duke ju dhënë krahë edhe sulmuesve, ai i Krasniqit për shembull nuk ishte ndonjë gol kopertine estetikisht, por i rëndë plumb ama, i ka hapur rrugën një fitoreje që e bën më të frikshëm Skënderbeun.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency