Featured

Skënderbeu-Vllaznia/ Korçarët, për të lënë krizën, “kuqeblutë” kërkojnë rikthimin te fitorja

Humbja me Egnatian ishte e pesta radhazi në kampionat, çka i kushtoi zbritjen në vendin e fundit të Abissnet Superiore. Të besuarit e trajnerit Migen Memelli nuk fitojnë që nga 18 dhjetori i viti të shkuar, duke marrë vetëm 2 pikë në këto shtatë javë, e ndaj Vllaznisë duan medoemos që të bëjnë kthesën, për të mos e thelluar akoma dhe më shumë  krizën.

“Juglindorët” kanë barazuar pa gola në fazën e parë me shkodranët e synojnë që të marrin përsëri një rezultat pozitiv, për të regjistruar dhe kthesën e shumëpritur.  Mungesat kanë qenë problemi më i madh i Skënderbeut në javët e fundit e do të jenë një problem dhe në takimin e kësaj jave, Kosta Vangjeli dhe Uerdi Mara janë të pezulluar për shkak se kanë plotësuar numrin e  kartonëve të verdhë, megjithatë rikthimi i Jean Vicktor mund të jetë një lajm pozitiv për trajnerin Memelli.

Vllaznia në anën tjetër vjen pas barazimit 1-1 në kryeqytet me Partizanin, megjithatë shkodranët kanë treguar se janë një “kockë e forte”, për vetë faktin se kanë marrë vetëm 1 humbje në 14 ndeshjet e fundit në kampionat. Megjithatë transfertat nuk janë pika më e fortë e ekipit të Thomas Brdariç, që në 10 ndeshjet e fundit jashtë fushe kanë arritur që të marrin vetëm një triumf, ndaj Kastriotit.

Brdaridç duhet të bëjë pa Esin Hakajn që në ndeshjen e fundit u ndëshkua me karton të kuq. Synimet e “kuqbluve” janë të qarta, të marrin një triumf në Korçë, për të mbajtur ende gjallë besimin se mund të arrijnë vendin e tretë në renditje, për të kapur Kupat e Europës, por në anën tjetër fitorja ka një vlerë jetike dhe për Skënderbeun, që është në kërkim të pikëve të mbijetesës e do i synojë sidomos në takimet që luan në shtëpi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency