Nations League

Skocia përmbys Izraelin, Suedia e Serbia fitojnë grupet respektive

Skocia përmbys Izraelin dhe e mbyll në vendin e parë grupin 1 të Ligës C në Nations League. Pas suksesit të thellë ndaj Shqipërisë në Shkodër, britanikët mposhtën me përmbysje Izraelin 3-2 në një ndeshje spektakolare. Skocisë i bënte punë vetëm fitorja dhe me këtë sukses u ngjit në kuotën 9 pikëve. Në ndeshjen e fundit të Ligës A Polonia ndali Portugalinë në një barazim 1-1, sfidë në të cilën shënuan Andre Silva dhe Milik. Në grupin 2 të Ligës B një biletë për në play-off e siguroi Suedia që mposhti 2-0 Rusinë falë golave të Lindelof dhe Berg dhe u ngjit gjithashtu në Ligën A. Në Ligën C në grupin 4 triumfoi Serbia  që theu me rezultatin e thellë 4-1  Lituaninë ndërsa Rumanisë nuk i mjaftoi fitorja 0-1 në transfertë me Malin e Zi. Serbia u ngjit në Ligën B dhe siguroi pjesëmarrjen në play-off.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency