Serie A

Skriniar kthehet në çështje, Interi përgatit ofertën stratosferike për rinovim

Fitorja me Torinon ka rikthyer qetësinë te Interi, që këtë mesjavë do të përballet me çekët e Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve, me synimin për të marrë suksesin e parë europian, ndërsa drejtuesit e zikaltërve janë të angazhuar me një tjetër çështje.

Bëhet fjalë për rinovimin me qendërmbrojtësin Milan Skriniar, për të cilin këtë verë refuzuan ofertën prej 60 milionë eurosh nga Paris Saint Germain dhe do të duhet ta bindin për zgjatjen e bashkëpunimit, në mënyrë që të mos e humbin me parametra zero në verë.

Presidenti Stiven Zhang ka autorizuar drejtuesit t’i ofrojnë sllovakut një kontratë të vlefshme deri në 2027-ën, me një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon, ose e dyta më e lartë pas asaj që përfiton Romelu Lukaku.

Në këtë mënyrë, zikaltrit synojnë të bindin Skriniarin për rinovimin dhe të shmangin rrezikun e largimit me parametra zero, por në të njëjtën kohë, të blindojnë prapavijën edhe për disa vite në vijim.

Sipas mediave italiane, gjatë ndërprerjes së kampionatit pritet që të ketë një takim mes drejtuesve të Interit dhe menaxherit të mbrojtësit, ku edhe do të nisin zyrtarisht negociatat për rinovimin mes palëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency