Skriniar sqaron “largimin”: E kam për nder të jem pjesë e Interit
Milan Skriniar ka sqaruar deklaratën e dhënë për revistën sllovake “Sport”, e cila irritoi jo pak tifozët e Interit, pasi citonte se lojtari dëshironte largimin nga klubi zikaltër. 23-vjeçari ka reaguar menjëherë duke hedhur poshtë këto aludime, teksa ka theksuar se nuk e ka menduar asnjëherë transferimin në një klub tjetër. Për Skriniar aktivizimi në radhët e ekipit italian përbën një nder dhe fjalët e tij për revistën sllokave janë përkthyer keq.



