Angli

“Skuadër pa karakter”, ish-sulmuesi fjalë të rënda për Chelsean pas humbjes në Kroaci

Chelsea u mposht me rezultatin 0-1 në Zagreb nga Dinamo në ndeshjen e parë të Champions League teksa Blutë e Londrës vijojnë formë me shumë luhatje në këtë fillim të sezonit. pavarësisht shpenzimeve stratosferike në merkato, skudra e trajnerit Thomas Tuchel duket e brishtë ndërsa fjalë edhe më të rënda vijnë nga ana e ish-sulmuesit Peter Crouch. Ky i fundit thekson se Chelsea është një skuadër pa karakter në fushë pasi në transfertë, karakteri dhe mentaliteti janë thelbësor për të fituar një ndeshje.

“Po bëhet e zakonshme tashmë kjo situatë te Chelsea, në fundjavë ndaj West Ham ishin me fat, por janë mposhtur nga Leeds dhe Southampton. Pësuan sërish një disfatë, këtë herë nga Dinamo Zagreb dhe në letër, nuk duhej të kishte shumë histori pasi diferencat mes dy skuadrave janë të mëdha. Por, në momentin kur nis dhe humbet disa ndeshje jashtë shtëpie do të thotë se je një skuadër pa karakter.

Karakteri dhe mentaliteti janë shumë të rëndësishme për të pasur sukses në transfertë dhe në këtë skuadër të Chelseat mendoj se janë shumë lojtarë që mund të kritikohen. E vërteta është se vazhdojnë kështu gjatë sezonit do të humbasin shumë pikë dhe kur të bëhet më e vështirë në Europë, atëherë kundër kujt do të marrin pikë? Mua më pëlqejnë lojtarët e Chelseat, por më duket sikur ndonjëherë janë shumë të “lehtë” në fushë dhe mua si një fans i tyre diçka e tillë më irriton”, u shpreh Crouch.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency