Premier League

Skuadra e ngjitur pas 23 vitesh në Premier League merr portierin e Manchester United

Nottingham Forest ka rënë dakord me Manchecter United për huazimin e Dean Henderson me opsionin e blerjes për 20 milionë stërlina. Portieri ka rënë dakord për kushtet personale me klubin e sapopromovuar në Premier League.

Nottingham Forest ka vepruar shpejt, pasi Brice Samba informoi drejtuesit se dëshiron të largohet këtë verë, me portierin kongolez i prirur për një lëvizje në skuadrën e Ligue 1, Lens.

Henderson ka qenë violinë e dytë pas David de Geas në “Old Trafford” gjatë dy sezoneve të fundit. Ai bëri vetëm tri paraqitje gjatë 2021-22, në Champions League, FA Cup dhe League Cup.

 

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency