Skuadra holandeze “thyen rekordin”, merr pikën historike në Amsterdam
Java e 12-të në Eredivise mbyllet me surpriza, pasi Ajax u ndal në shtëpi në një barazim pa gola përballë G.A. Eagles. Një sfidë që futet në librin e historisë, pasi për herë të parë skuadra e G.A. Egles merr pikë në Amsterdam. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur në 32 ndeshjet e mëparshme, pasi “harkëtarët” i kishin fituar të gjitha sfidat në shtëpi, madje me shifra të frikshme, me një golaverazh 121:26.
Skuadra e Ten Hag ishte e plotë, pa mungesa, madje me rikthimin nga pezullimi edhe të portierit Onana, por që e shijoi sfidën nga stoli.
Ajaxi dominoi takimin gjatë 90 minutave, por kishte humbur “recetën” e golit. Pjesa e parë dhuroi pak raste, ndërsa në fraksionin e dytë kampionët e Holandës vizituan më shpesh portën e Hahn, por pa gjetur golin.
Një barazim i cili favorizon PSV, pasi tashmë dy skuadrat kryesore të Holandës ndajnë vendin e parë me nga 27 pikë, ndërsa Eagles konfirmojnë sezonin dhe formën e mirë, pasi nuk e njohin humbjen nga java e shtatë e kampionatit.
Een knappe prestatie van Go Ahead Eagles, ze houden Ajax op 0-0.#ajagae pic.twitter.com/u6vI6oTFcZ
— ESPN NL (@ESPNnl) November 7, 2021



