Skuka: Do shënoj dygolësha të tjerë, te Dinamo luaja më shumë në mbrojtje
Xhuliano Skuka realizoi dygolëshin e parë në Abissnet Superiore. Sulmuesi dibran është lojtari i momentit te Partizani, që mposhti 1-2 me përmbysje Skënderbeun falë golave të 23-vjeçarit, i cili foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli” në Supersport.
“Nuk isha 100% i sigurt që do luaja, por mjekët e bënë punën e tyre. Jam shumë i lumtur për fitoren, kjo është dopieta ime e parë në Superiore, shpresoj të ketë edhe shumë të tjera. Besimi nuk më ka munguar, por jam munduar të jap maksimumin që ta justifikoj besimin.
Ndryshimi im nga Dinamo te Partizani? Kryesorja është që po luaj në rolin tim, siç luaja te Korabi. Te Dinamo isha më shumë në mbrojtje, nuk më binte faza sulmuese shumë”, deklaroi sulmuesi i Partizanit, autori i pesë golave sezonalë në kampionat.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



