Skuka: Te Partizani më mikpritën, është një grup fantastik
Futbollisti më i mirë në fitoren e Partizanit ndaj Teutës ishte pa dyshim Skuka. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, sulmuesi i të kuqve nuk i kurseu “shigjetat” për Dinamon.
“Ishte ndeshje e mirinterpretuar nga të gjithë lojtarët, por kemi akoma shumë për të bërë. Nuk e meritojmë këtë vend. Na ndihmoi pak goli që e shënuam shpejt. Kush me ndjek më shumë nga të afërmit? Mami, pa dyshim.”
Pozicioni në sulm: “Luaj aty ku ekipi ka nevojë. Te Dinamo kishte sulmues dhe duket se nuk kishte nevojë për mua. Te Partizani kam gjetur mikpritje, të cilën nuk e prisja. Jam ndier siç isha në fillim te Korabi. Është një grup fantastik. Unë mendoj vetëm për Partizanin, jo për ta bërë Dinamon të pendohet.”



