Europa League

Slavia e Pragës, formaliteti i radhës për Chelsea-n, spikat derbi valencian!

Europa League ka mbërritur në fazën e saj më të ethshme. 8 skuadra luftojnë për një trofe. Tanimë edhe gabimi më i vogël mund të rezultojë fatal, ndaj për të mbërritur në xhiron e fundit përpjekjet do të jenë maksimale.
Një derbi i gjithi spanjoll ose siç njihet ndryshe  Derbi de la Comunitat. Në  Estadio de la Ceramica, Villareali do të presë Valencian. Dy skuadra që në kampionat reflektojnë gjëndje krejtësisht të ndryshme. Valencia që lufton për një vend në Champions sezonin e ardhshëm, e ndërsa nëndetsja e verdhw rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. Dy ekipet ritakohen sërish në Europa League pas asaj gjysmëfinaleje të sezonit 2003-2004 në të cilën triumfoi  Valencia që më pas fitoi edhe trofeun. Vendasit duken pak të favorizuar për të bërë surpizën në këtë duel kjo edhe për shkak të formës së dobët që po kalon Villareali por edhe të një mbrojtje që fut ujë në të gjithë anët e saj me 45 gola të pësuar vetëm në kampionat. Situatë më komode paraqitet në radhët e udhëtuesve të cilët sigurisht në këtë ndeshje vinë me petkun e favoritit.

Ekipi surprizë i këtij edicioni të Europa League padiskutim është Slavia e Pragës të cilët arritën të eleminonin  Sevillan që mban rekordin si skaudra që e ka fituar plot 5 herë këtë kompeticon. Përballë këtë herë do të kenë Chelsean e Maurzio Sarrit që do të tenojnë me çdo kusht ta fitojë turneun pasi në kampionat një biletë në Champions ende nuk është siguruar. Blutë e Londrës nuk pritet ta kenë edhe aq të vështirë aq më tepër që skuadra javët e fundit ka njohur progres në lojë që është përkthyer edhe në rezultate.

Benfica ndërkohë do të presë gjermanët e Eintracht Frankfurt. Shqiponjat do të sfidojnë një skuadër që në Bundesliga po shfaq një formë të jashtëzakonshme. Gjithsesi pritet të jetë një duel i hapur ku vështirë të flitet për favoritë edhe pse vendasit nuk kanë asnjë humbje në sfidat e Europa League të zhvilluara në shtëpi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency