Sllovakia mposht 3-0 “amatorët” e Danimarkës
Shumë e thjeshtë miqësorja ndaj Danimarkës për Sllovakinë. Në Trnava fituan vendasit me rezultatin 3-0 ndaj Danimarkës që përbëhej nga lojtarë të skuadrave të kategorisë së tretë dhe të futbollit të sallës. Trajneri i Sllovakisë Jan Kozak ruajti edhe disa lojtarë të rëndësishëm si Skriniar e Lobotka për ndeshjen e radhës duke mos i aktivizuar aspak. Nemec dhe Rusnak shfrytëzuan pasimet e Juraj Kucka për të realizuar dy golat e parë të ndeshjes. Ndërkohë autogoli i çuditshëm i Fougt, 11 minuta përpara fundit vulosi fitoren 3-0 të Hamsik me shokë të cilët nuk shpenzuan shumë energji në këtë sfidë.



