Sociedadi lë dy pikë në fund në derbin bask, Bilbaon e shpëton Muniain
Një gabim i portierit Remiro sapo nisi koha shtesë i kushton dy pikë Real Sociedadit në derbin bask kundër Athletic Bilbaos. 26-vjeçari nuk bëri mirë llogaritë me një goditje direkte të Iker Munianit, me topin që pasi u devijua nga “gardiani” spanjoll përfundoi në rrjetë.
Deri në ato monente skuadra nga San Sebastiani po kryesonte falë golit të suedezit Isak me 11-metërsh në minutën e 54-t, ndërsa në minutën e 84-t Inigo Martinez mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Bilbaon në inferioritet numerik.
Gjithsesi, përvoja e Muniainit dhe pasiguria e Remiros bëri që ky derbi të përfundonte pa fitues (1-1), me Sociedadin që u shkëput vetëm një pikë në krye nga Reali i Madridit dhe Sevilla.



