La Liga

Sociedadi rigjen fitoren ndaj Sevillas, Getafe mposht Las Palmasin

Java e 17 e kampionatit spanjoll filloi sot me dy takimet e para, për t’u kurorëzuar të shtunën në mesditë me El Clasicon, Real Madrid-Barcelona.

Kështu Getafe mposhti me rezultatin 2-0 Las Palmasin në një takim ku çdo gjë u vendos në 15 minutat e para, me vendasit që shënuan të dy golat.

Në takimin më të rëndësishëm të mbrëmjes, Real Sociedadi u rikthye te fitorja pas më tepër se 5 javësh, teksa mposhti Sevillan me rezultatin 3-1.

Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, ndërsa në 15 minutat e fundit, vendasit shënuan dy herë në portën e Sevillas dhe vulosën rezultatin final 3-1.

Primera Division kryesohet nga Barcelona me 42 pikë, e ndjekur nga Atletico Madrid me 36 dhe Valencia me 34.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency