Premier League

Solskjaer beson te qëndrimi: Po punoj për sezonin e ardhshëm!

Manchester United deri tani ka bërë bingo me afrimin e norvegjezit Ole Gunnar Solskjaer në drejtimin e skuadrës. 8 fitore në 8 ndeshjet e tij të para janë një sinjal se ish sulmuesi i Djajëve të Kuq po bën një punë të shkëlqyer, megjithatë e ardhmja e norvegjezit në Old Trafford, pasi drejtuesit e United nuk kanë vendosur ende nëse do të konfirmojnë Solskjaer edhe për sezonet në vazhdim.Vetë trajneri i përkohshëm i United, në prag të përballjes me Burnley, deklaroi se po punon që tani për të ardhmen, pavarësisht nga ai që do të jetë e fati i tij.

“Unë po përgatis skuadrën për sezonin e ardhshëm, pavarësisht nëse do të jem ose jo në krye të ekipit. Dua që skuadra të sulmojë gjithmonë dhe deri tani kemi marrë rezultatet fantastike, duke realizuar edhe performanca të mira. Unë ndihem si një produkt i Manchester United. Këtu nisa karrierën time si trajner dhe ishte këtu që kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës time si futbollist”, deklaroi Solskjaer.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency