Solskjaer do Chiesan te Manchester United!
Federico Chiesa vazhdon të habisë dhe të ngjallë interesin e shumë skuadrave të madhe europiane. Sipas mediave angleze, radhës së gjatë të ekipeve që interesohen për talentin e Fiorentinës. I shtohet edhe Manchester United, pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen shumë futbollistin. Për të arritur te kartoni i 21-vjeçarit “Djajtë e Kuq” më parë duhet të mposhtin konkurrencën e Bayern Munich, Juventus, Inter dhe Napoli që kanë kohë që janë vënë në ndjekje të sulmuesit, kartoni i të cilit nga klubi vjollcë vlerësohet rreth 60 milionë euro.



