Solskjaer garanton: Pogba qëndron te M.United!
Ole Gunnar Solskjaer është besimplotë se Paul Pogba do të qëndrojë te Manchester United edhe sezonin e ardhshëm. Gjithsesi trajneri norvegjez i Djajve të Kuq e ka të pamundur ta garantojë diçka të tillë dhe nuk mund ta thotë me 100%. Në një intervistë Pogba ka shtuar zërat që e japin të ardhmen e tij te Reali i Madridit duke deklaruar se Los Blancos janë ëndrra e çdo futbollisti, por në të njëjtën kohë mesfushori francez ka deklaruar se ndihet mirë në Old Trafford. “ Në futboll nuk mund të thuhet asgjë me siguri por mendoj se Pogba do të qëndrojë këtu. Mund t’iu garantoj se ai është i vendosur për të fituar trofe me Manchester United”, deklaroi Solskjaer.



