Premier League

Solskjaer konfirmon besimin ndaj Pogba, i jep shiritin e kapitenit

Ole Gunnar Solskjaer e klasifikon Paul Pogbanë si një lider të “djajve të kuq” sikundër shton se nuk do ta mendojë dy herë rikthimin e shiritit të kapitenit tek 25-vjeçari francez, duke i dhënë një tjetër shans kampionit të botës tashmë që Antonio Valencia është i dëmtuar.

Gjatë epokës së Mourinhos në stolin e United, Pogba drejtonte skuadrën e klubit anglez deri sa marrëdhëniet mes portugezit dhe francezit u krisën, duke sjellë si pasojë edhe rënien e tij nga hierarkia në skuadër gjatë këtij sezoni.

Por me danezin Solskjaer në drejtim të “djajve të kuq” ka sërish një rotacion në hierarkinë e skuadrës pasi trajneri ka një vlerësim të lartë për kualitetin dhe aftësitë e mesfushorit.

“Sigurisht që e konsideroj si kapitenin e kësaj skuadre, pasi ky lojtar është një lider me karakter dhe influence, dhe që synon suksesin e ekipit. Pogba ka vërtetuar se në një klimë të qetë mund të jetë një as, sikundër rezultoi në Kupën e Botës. Përgjatë viteve personalitete të futbollit kanë mbajtur shiritin e kapitenit, sigurisht duke bashkëpunuar me skuadrën, sepse kjo është një lojë në grup ku uniteti është kryefjalë dhe në këtë kontekst Pogba ka stofin për të qenë kapiteni ynë. Me rikthimin e Valencias në fushë, ai do të vijojë të jetë kapiten, por dua të mbyll këtë çështje duke shtuar se kjo skuadër ka 11 titullarë, të gjithë kapitenë që japin maksimumin për objektivat tanë”, tha Solskjaer.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency